image Nga sulmi në Beograd u vra vajza e një volejbollisti serb

Sporte të tjera

Nga sulmi në Beograd u vra vajza e një volejbollisti serb

news image

Një 14 vjeçar është futur i armatosur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore Vladislav Ribnikar, në Beograd.

14 vjeçari filloi të qëllojë me armë, ku vrau tetë fëmijë dhe një roje sigurimi sipas raportimit të policisë.

Për detaje të tjera të masakrës në një konferencë për media ka raportuar Veselin Miliq, shef i Policisë së Beogradit.

Ai tha se ndihmësdrejtori raportoi se një fëmijë kishte hyrë në shkollë me armë zjarri dhe po qëllonte rastësisht.

Mes viktimave është edhe E.K, vajza e volejbollistit dhe trajnerit të njohur serb Dragan Kobiljski i cili ka luajtur për Partizanin dhe më pas ka drejtuar Crvena zvezda.

Vetë djali i cili kreu krimin tragjik telefonoi policinë dhe tha se kishte qëlluar disa persona.

Policia në fund konstatoi se djali kishte vrarë tetë nxënës, shtatë vajza dhe një djalë.

/GazetaSinjali/