Nga dita e sotme Shqipëria do të hyjë në një fazë tjetër të masave antiCOVID, ku do të ndalohet lëvizja prej orës 20:30-06:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim u mor nga Komitetit Teknik të Ekspertëve tri ditë më parë ku thanë se masat e reja do të qëndrojnë aktive deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se tani është koha edhe e festave të fundvitit.
Ndërkohë së fundmi në Shqipëri ka pasur një ulje të lehtë të infektimeve me koronavirus.