image Targat e përkohshme, MPB njofton se ku mund të pajiseni me to - Sinjali

Targat e përkohshme, MPB njofton se ku mund të pajiseni me to

news image

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se nga sot qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

Kjo ministri ka njoftuar se kjo mund të bëhet nga sot në mesditë, në të gjitha pikat kufitare, shkruan Sinjali.

“Ministria e Punëve të Brendshme me qëllim të vazhdimit të informimit të opinionit publik dhe njëherit mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin