image Nga sot, Policia do të gjobisë çdo shofer që nuk vendos etiketa në targat serbe

Siguri

Nga sot, Policia do të gjobisë çdo shofer që nuk vendos etiketa në targat serbe

news image

Duke filluar nga dita e sotme, Policia e Kosovës do të gjobisë të gjithë shoferët, të cilët nuk do ta zbatojnë vendimin për vendosjen e etiketave në targat e lëshuara nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me etiketa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe në stacionet më të afërta policore, përndryshe ata do të gjobiten nga Policia e Kosovës.

Ky vendim i Ministrisë vjen pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku sipas pikës dy të kësaj marrëveshjeje, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.

Aplikimi i këtyre etiketave ka nisur nga 4 tetori dhe do të zgjasë për 6 muaj./GazetaSinjali/