image Nga sot në Francë hyn në fuqi ora policore

Evropë

Nga sot në Francë hyn në fuqi ora policore

news image

Masat kundër COVID-19 kanë hyrë në fuqi më 17 tetor në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i autoriteteve franceze vjen pas rritjes së rasteve të reja.

Nga ora 21:00 deri në orën 6:00 do të jetë ora policore, e cila pritet t’i afektojë 20 milionë njerëz. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan, më shumë se 25 mijë raste me COVID-19 në mbarë Francën.

Masat në Francë do të jenë në fuqi për të paktën katër javë. Pronarët e restoranteve kanë kundërshtuar orën policore, duke thënë se kjo nuk ka kuptim, për shkak se tashmë autoritetet kanë vendosur rregulla strikte të distancës fizike.

Në mbarë Francën po ashtu janë ndaluar dasmat dhe ndejat e tjera publike dhe njerëzit janë udhëzuar që në tubimet private në shtëpi, të mos mblidhen më shumë se gjashtë persona.

Kujtojmë që në mbarë botën, 1,1 milion persona kanë vdekur nga virusi dhe 39,2 milionë janë infektuar. /Gazeta Sinjali/