image Nga sot mund të shihen makineri të rënda ushtarake në rrugët e Gjakovës, KFOR-i jep arsyen

Kosovë

Nga sot mund të shihen makineri të rënda ushtarake në rrugët e Gjakovës, KFOR-i jep arsyen

news image

KFOR-i ka njoftuar se do të zhvillojë një stërvitje “Frozen Sabre”, nga data 25 deri më 28 maj 2022 në zonën e trajnimit të aeroportit të Gjakovës.

KFOR ka paralajmëruar banorët e zonës se gjatë periudhës së stërvitjes mund të shohin një rritje të qarkullimit të mjeteve të transportit ushtarak dhe civil, ku do të përfshihen mjete të rënda dhe makineri që shkaktojnë edhe dridhje të tokës, të nevojshme për skenarin e stërvitjes.

KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbutur çdo shqetësim që mund t’i shkaktohet popullatës”, thuhet në komunikatën e KFOR’it.

Stërvitja po bëhet për t’u trajnuar për reagimin ndaj emergjencave, ku personeli i KFOR’it do të sfidohet të marrë të gjitha masat e nevojshme “për të rivendosur lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt”.

/GazetaSinjali/