image Nga QKUK-ja tregojnë se si është gjendja e 26-vjeçarit që u ther me thikë sonte në Prishtinë

Kosovë

Nga QKUK-ja tregojnë se si është gjendja e 26-vjeçarit që u ther me thikë sonte në Prishtinë

news image

26-vjeçari i cili është therur me thikë gjatë një përleshjeje sot rreth orës 18:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori, ka thënë për Gazetën Sinjali se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ai është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij, 26-vjeçari ka lëndime në gjoks dhe në gjymtyrët e sipërme.

“Gjendja shëndetësore e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Kështu nuk vërehet ndonjë shenjë që ia rrezikon jetën, nuk ka shenja serioze. Mirëpo, ka lëndime në gjoks dhe në esktrimitetet e sipërme (duar, krahë dhe shuplakë)”, tha Govori.

Një orë më parë policia njoftoi se për këtë rast si i dyshuar është arrestuar një 39-vjeçar, me inicialet A.K./Gazeta Sinjali/