image Nga QKUK flasin për gjendjen e dy të lënduarve në vetaksidentin e djeshëm në Rahovec

Siguri

Nga QKUK flasin për gjendjen e dy të lënduarve në vetaksidentin e djeshëm në Rahovec

news image

Dy persona, shoferi dhe një pasagjer, kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:40 në fshatin Xërxë të Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, drejtuesi i veturës nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe është rrokullisur.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, në të cilën janë duke u trajtuar të lënduarit tha se të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, mjeku kujdestar në këtë klinikë, Xhemajl Baraliu, nuk pranoi të fliste për gjendjen e këtyre dy pacientëve./Gazeta Sinjali/