image Nga qershori kosovarët ka gjasa të mund të shkojnë në Ulqin për pushime pa u testuar

Rajon

Pandemia/ Nga qershori kosovarët ka gjasa të mund të shkojnë në Ulqin për pushime pa u testuar

news image

Kosovarët nga fillimi i qershorit ka gjasa që të nisen për në Ulqin për t’i kaluar pushimet, pa u testuar për koronavirus.

Kështu ka lënë të kuptohet kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj ka njoftuar se ka biseduar me ministrin malazez të turizmit, dhe se është duke u punuar nga distanca që Ulqini e Mali i Zi të jenë destinacione të pushuesve kosovarë, me rënien e numrit të rasteve me COVID-19.

Sonte në darkë patëm një bashkëbisedim të këndshëm me z. Ministrin e Turizmit në Mal të Zi, dhe po punojmë nga diatanca duke shpresuar që Ulqini e Mali i Zi shumë shpejtë do të jenë Free Corona Destination dhe lutemi që në Kosovë të zvoglohet numri i të infektuarve me Covid 19 dhe nga fillimi i qeshorit qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të udhëtojnë në Ulqin pa bërë teste të Sars Cov 2 për të kaluar pushimet verore atje. Deri atëherë gjithë të infektuarve me Sars Cov 2 sherim të shpejtë!”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/ruzhdi.kurtishaj/posts/2692436174374074