Kompania “LDA Group” e cila jashtëligjshëm ka përfituar 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, është kujdesur që dhjetëra mijëra euro t’i shpërndajë nëpër llogari bankare të ndryshme, me lloj lloj përshkrimesh, vetëm e vetëm për t’i humbur gjurmët e krimit që varfëroi buxhetin e shtetit ditë më parë.
Nga llogaria bankare e “LDA Group” rezulton se në mesin e përfituesve është edhe kompania “Kastrati Bau”, në llogarinë e së cilës u transferuan 42 mijë euro, në emër të “Pagesave për mall ndërtimor“.
Ky transfer u krye më datë 09.10.2020. /Gazeta Sinjali/