image Nga pakujdesia godet me veturë një të mitur në Gllogoc

Siguri

Nga pakujdesia godet me veturë një të mitur në Gllogoc

news image

Të hënën pasdite një e mitur është goditur nga vetura në fshatin Zabel i ulët në Gllogoc, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga një burim se një vozitëse femër, e cila nuk i është përshtatur kushteve të rrugës nga pakujdesia e ka goditur një vajzë të mitur.

E mitura është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe Sinjali ka mësuar se është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, shoferja e veturës pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/