image Nga nesër, vula apostile dhe ajo verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

Kosovë

Nga nesër, vula apostile dhe ajo verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

news image

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, bën të ditur se edhe në Komunën e Gjilanit do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese, shkruan Gazeta Sinjali.

MPB njofton se lëshimi i këtyre vulave do të fillojë nga nesër, 11 nëntor 2020, duke filluar nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente/Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve  në Komunën e Gjilanit.

“Për shkak të Pandemisë COVID-19 dhe situatës së raportuar për gjendjen e rënduar me “Koronavirus” ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, ju njoftojmë se nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Megjithatë, është apeluar që për shkak të përhapjes së virusit korona, qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe t’u përmbahen njëkohësisht këshillave të institucioneve shëndetësore./Gazeta Sinjali/