Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta diellore.
Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite parashihen të shoqërohen me shi.
Të premten parashihen riga lokale, ndërsa të shtunën, shi me intensitet mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./ Gazeta Sinjali/