image Nga nesër rreth 2 mijë punëtorë teknik në të gjitha spitalet e Kosovës do të hyjnë në grevë

Kosovë

Nga nesër rreth 2 mijë punëtorë teknik në të gjitha spitalet e Kosovës do të hyjnë në grevë

news image

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se që nga nesër rreth 2 mijë punëtorë teknik në spitalet e Kosovës do të hyjnë në grevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Azemit, kjo grevë vie pasi që nuk u realizuan kërkesat e tyre për pagesë shtesë nga Qeveria, ashtu siç janë paguar kategoritë tjera në sektorin e shëndetësisë. Ai tha se do të futen në grevë në gjithë vendin, përveç QKUK-së.

“Punëtorët e QKUK-së janë të mashtruar kinse do të paguhen. Një herë u tha se do t’i marrin pagat të mërkurën që shkoj, gjë që nuk ndodhi”, ka thënë ai.

Azemi u shpreh se kjo grevë është ligjore dhe duhet të respektohet nga të gjithë, por bëri thirrje që emergjencat, sallat e operacioneve duhet të jenë të pastra.

Po ashtu ai tha se pronarët e kompanive nuk duhet t’iu bëjnë presion punëtorëve për mos mbajtjen e grevës pasi që ata janë duke i kërkuar të drejtat e tyre.

/Gazeta Sinjali/