Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë që nga nesër do të fillojë për herë të parë shërbimin e rëntgenit për 24 orë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu ka bërë të ditur se edhe shërbimi paliativ për pacientë dhe shërbimi i laboratorit do të funksionojnë 24 orë
“Shërbimi paliativ nënkupton vizitën mjekësore dhe aplikimin e terapisë nga ana e doktorit të mjekësisë dhe infermieres në shtëpitë e të sëmurëve të cilët janë të palëvizshëm”, shkroi ndër të tjera Lahu në Facebook./Gazeta Sinjali/