image Nga nesër mund të futeni në Mal të Zi pa test negativ PCR

Rajon

Nga nesër mund të futeni në Mal të Zi pa test negativ PCR

news image

Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka shqyrtuar sonte masat e reja antiCOVID dhe ka marrë vendim rreth hyrjes së shtetasve të huaj në këtë vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas vendimit, që nga nesër lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj pa obligim për të paraqitur një test negativ PCR.

Ky vendim vlen edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/