Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se të gjithë qytetarët të cilët janë banorë rezidentë në Gjermani apo kalojnë pushimet verore në Kosovë, duhet të testohen për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani”, thuhet në njoftimin e ambasadës në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas njoftimit, pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime.
Nga ambasada bëjnë të ditur se në rast të mozbatimit të obligimit për test, masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25 mijë euro.
“Aerportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart”, thuhet më tej në njoftim.
Ata të cilët do të udhëtojnë me makinë, autobusë apo tren mund të testohen në stacionin e trenit si dhe në kufitin Austri – Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen, por edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB).
Qytetarët të cilët nuk arrijnë të testohen duhet të lajmërohen tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni.
Nëse jeni transit në Gjermani nuk keni obligim për testim./Gazeta Sinjali/