Nga dita e nesërme, Italia do të rihapë transportin publik ku do të udhëtohet me numër të limituar pasagjerësh.
Në çdo ulëse dyshe do të qendrojë një person, me distancë minimumi 1 metër nga njëri-tjetri.
Pasagjerët në këmbë do qëndrojnë në vende të caktuara të shënuara në dyshemetë e mjeteve.
Hyrja ne metro do të jetë 30 persona çdo 30 minuta.
Do të ketë dy rrugëkalime me sens unik në stacionet e metrove: për udhëtarët që hyjnë e ata që dalin. Në autobusa do të respektohet gjithashtu distancimi 1 metër.
Hyrja do të bëhet e detyrueshme në portat anësore e zbritja në portën qendrore.
Gjithashtu është e ndaluar t’i kërkosh informacion shoferit.
Numri maksimal i udhëtarëve në autobusë do të jetë sa gjysma e numrit të kapacitetit mbajtës.
Në mjetet e transportit publik do të jetë e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave.