image Nga nesër Gjermania hap dyert për kosovarët, të gjitha që duhet t’i dini rreth aplikimit

Kosovë

Punësimet/ Nga nesër Gjermania hap dyert për kosovarët, të gjitha që duhet t’i dini rreth aplikimit

news image

Shumë persona të pakënaqur me kushtet që ofron Kosova, thonë se po të mundnin do të iknin sa më shpejt për në vendet evropiane.

Radhët mund të vazhdojnë të jetë të gjata para ambasadës gjermane në Prishtinë, por, mundësia për të marrë vizë dhe për tu punësuar nga 1 marsi do të jetë më e madhe.-

Kjo do të vlejë për ata që kanë kualifikime në arsim profesional e të cilëve diplomat iu njihen nga shteti gjerman.

Më pas aplikuesi duhet të ketë një ofertë konkrete për punë e tani të aplikohet për vizë. Rregullat e reja nuk vlejnë për ata që duan të shkojnë e të mësojnë një profesion atje e as për ata që nuk kanë kualifikime profesionale.

E disa nga kosovarët shprehen të gatshëm që menjëherë t’i fillojnë procedurat për të gjetur vend pune me profesionin e tyre në Gjermani.

Ligji i ri për punë në Gjermani hyn në fuqi të dielën dhe aplikimet në bazë të këtyre rregullave duhet të bëhen në kategorinë ‘nisja e punësimit profesional me një kualifikim’. /Gazeta Sinjali/