Nga nesër, më 01 tetor, do të fillojë aplikimi për patentë shofer ndërkombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një postimi në Facebook.
“Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/