image Incident në Agjencinë e Regjistrimit Civil, zjarri përfshin serverin kryesor të databazës - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Incident në Agjencinë e Regjistrimit Civil, zjarri përfshin serverin kryesor të databazës

news image

Sot rreth orës 10:30 në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë ka ndodhur një incident zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, zjarri e ka përfshi serverin kryesor të databazës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por që fatmirësisht nuk ka pasur dëme dhe se të dhënat e ndodhura në këtë regjistër kanë shpëtuar.

Lidhur me rastin Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se ende nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri.

 “Rreth orës 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin