image Nga nesër, fëmijët nga Kosova mund të shkojnë në Mal të Zi vetëm me certifikatë të lindjes

Rajon

Nga nesër, fëmijët nga Kosova mund të shkojnë në Mal të Zi vetëm me certifikatë të lindjes

news image

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, ka njoftuar se që nga nesër, 27 prill, të miturit nga Kosova mund të futen në Mal të Zi vetëm me certifikatë të lindjes, raporton Gazeta Sinjali.

“Që nga sot, 27 prill 2021, për hyrje në vendkalimin kufitar Sukobin/Muriqan për në Mal të Zi, të miturve nga Kosova për kalim u duhet vetëm një certifikatë lindje, kartë studentore apo shëndetësore”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Sipas tij, së shpejti do të bëhet edhe njohja reciproke e polisave të sigurimit dhe se turistët do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli gjatë kalimit në vendkalimin kufitar Sukobin/Muriqan, gjatë sezonit turistik veror./Gazeta Sinjali/