Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas “Dr.Hafir Shala”, është krijuar tollovi ku qytetarët po presin me orë të tëra për t’u testuar për COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka thënë se në të njëjtin vend po presin edhe qytetarët për testim por edhe ata për analiza të tjera.
“Prej mëngjesi prita. Eca se s’mujta me marr shërbim në Drenas, erdha në Fushë Kosovë e u testova”, tha ky sinjalizues për Sinjali.
Ai madje tha se dikush nga stafi i kishte thënë se sot nuk mund ta marrë shërbimin për shkak të radhës së gjatë.
“Hajde të hënën, sot s’mundesh me ardhë në rend, më thanë ata. Veç me u sëmu një ditë përpara”, shtoi ky sinjalizues.
Sinjalizuesi ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku thotë se: “edhe më keq sesa në këtë foto është”.