Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj, ka reaguar pasi kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shpallur kandidaturën për kryetar të komunës edhe për një mandat.
Ai po e sheh si të pakuptimt këtë shpallje dy vjet e gjysmë më herët.
“Është i pakuptimt fakti që janë gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryeni mandatin tuaj të dytë në krye të komunës dhe ju nga tash shpallni kandidaturë të re për një mandat të tretë dhe për atë ekzistojnë shkelje të panumërta të rregullave Statutare e që është Kushtetuta e partisë lidhur me vendimin që keni marrë dje me datë 25.08 2023.!!”, ka shkruar ai.
Demaliaj ka thënë se prej ardhjes së Ramosajt nuk është bërë asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre, e nuk është mbajtur asnjë takim me ta për këto dy vite.
Ai po ashtu thotë se në mbledhjen e ditës së djeshme ku dhe u shpallën kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme, kanë “zgjedhur anëtarë të kryesisë dhe nënkryetarë të degës të cilët ja uruan vetvetes këto pozita që mjerisht nuk e dinin të shkretët që janë të jashtëligjshëm në këtë formë të emërimit sepse kryesinë e voton Këshilli i Përgjithshëm i Degës e jo disa qytetarë në sallën e Asamblesë Komunale”.
Sipas tij, këto veprime po vijnë si pasojë e një frike që ka kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Më tutje reagimi i tij i plotë:
Reagim qytetarë
Si qytetarë i komunës së Deçanit dhe anëtarë i AAK- së me anë të këtij reagimi ndihem shumë i indinjuar pas lajmit që doli në media lidhur me një vendim të marrur në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, e që është : Shpallja e kandidaturës për zgjedhjet komunale për kryetar komune 2025 nga kryetari aktual z. Bashkim Ramosaj.!!
Nga kush po frigohesh kryetar Bashkim.!!
Është i pakuptimt fakti që janë gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryeni mandatin tuaj të dytë në krye të komunës dhe ju nga tash shpallni kandidaturë të re për një mandat të tretë dhe për atë ekzistojnë shkelje të panumërta të rregullave Statutare e që është Kushtetuta e partisë lidhur me vendimin që keni marrë dje me datë 25.08 2023.!!
Në radhë të parë nuk është bërë asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre dhe ata nuk janë konsulltuar nga ju gati qe dy vite prej ardhjes suaj në krye të Degës së Partisë se lërë më që nuk është mbajtur asnji takim me ta qe dy vite.!!
Ata janë të anashkaluar plotësisht.!!
Ashtu sikurse Selia e Partisë që ju ka mëshelë ‘’dera me therrë’’ ( popullore) prej ardhjes suaj në krye të saj.!
Pjesmarrësit në takim dhe votim nuk janë të gjithë anëtarë të këshillit të përgjithshëm të Degës bile 2/3 e tyre nuk janë anëtarë të këtij këshilli që vendos për të gjitha veprimet në Degë i dalur nga Kuvendi i 8 – të Zgjedhorë.!!
Pjesëmarrësit janë shumica drejtorë të shkollave dhe punonjës së administratës që drejtoni ju zotëri Kryetar.!!
Pastaj lexova në media dhe në rrjete sociale se keni zgjedhur anëtarë të kryesisë dhe nënkryetarë të degës të cilët ja uruan vetvetes këto pozita që mjerisht nuk e dinin të shkretët që janë të jashtëligjshëm në këtë formë të emërimit sepse kryesinë e voton Këshilli i Përgjithshëm i Degës e jo disa qytetarë në sallën e Asamblesë Komunale.!!
Pse nuk e zgjodhët kryesinë e Partisë qe dy vite Kryetarë????????
—————————————————————-
Pse duhet një takim kaq i rëndësishëm i Partisë të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal e jo në Seli të Partisë apo mendoni që Salla e Asamblesë Komunale është sallë private dhe jo e të partive politike dhe qytetarëve.!!
Kur jemi këtu dua të ju informoj se pjesëmarrësit në takim kanë qenë të ftuar për shqyrtim të disa pozicioneve buxhetore dhe i keni nxjerrë para aktit të kryer që të shkelin normat bazë të organizimit partiak e që është Statuti.!!
Sepse kur kemi të bëjmë me kandidaturën për Emërim të kandidatit për Kryetar të Komunës së cilësdo Degë ,kjo e drejtë statutare i takon vetë një personi , e ai është kryetari i AAK- së në këtë rast Z. Ramush Haradinaj.!!
Pra në secilin veprim që keni ndërmarrë në këtë takim është i jashtëligjshëm dhe i padobishëm për funksionimin e Degës në të ardhmen.!!
Pse kryetar Ramosaj me këto veprime nga kush po frigoheni??????
Unë dhe partia ju kemi gëzuar shumë rrezultateve të arritura në Komunën e Deçanit dhe presim që ato të vazhdojnë në të ardhmën.!!
Por këtu ja keni huqur shumë .!!
Ju jeni jurist me profesion dhe këtu më keni befasuar për keq.!!
Zoti të ndihmoftë në punë të mira.!!
Vërejtje
Unë si anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë Qendrore të partisë i propozoj Kryetarit Haradinaj që ta mbledhë Komisionin për qështje Statutore dhe Statusore të partisë dhe ta vlerësoj ligjshmërinë e këtij vendimi.!!
Deçan 26.08.2023.
Me respekt
Shkumbin Demaliaj.