image Nga kjo datë fluturime Itali-Kosovë do të ketë tre herë në javë

Nga kjo datë fluturime Itali-Kosovë do të ketë tre herë në javë

news image

Nga 18 korriku do të ketë tre herë në javë fluturime nga Italia në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur menaxheri për koordinim të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni i cili tha se fluturimet deri me 230 udhëtar do të realizohen të hënave, enjteve dhe të shtunave.

“Lajm i mirë për Mërgimtarët tanë, linja e re ajrore 3X në javë Milano-Prishtinë-Milano presim t’i gëzojë ata që jetojnë e punojnë në Itali e më gjerë! Po ecim drejt normalizimit të situatës së shkaktuar nga pandemia, kështu shpejt shpresojmë të rifillojnë shërbimet ajrore që shërbeheshin para pandemisë në aeroportin “Adem Jashari”. Lajm i veçantë në këtë fundjavë është zgjerimi i prezencës së WIZZAIR nga 18 korriku. Fillimisht, tri herë në javë do të kemi fluturime direkte MILANO-PRISHTINË-MILANO, të Marteve, Enjteve dhe të Shtuneve Airbus 321 me 230 ulëse do të shërbejë këtë linjë ajrore”, ka shkruar Hyseni në Facebook,/Gazeta Sinjali/