image Nga kjo datë do të bëhen fluturimet nga Kosova drejt vendeve të tjera

Kosovë

Siguri/ Nga kjo datë do të bëhen fluturimet nga Kosova drejt vendeve të tjera

news image

Zëdhënësja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka njoftuar se pas datës 16 mars 2020, fluturimet me pasagjer do të bëhen nga Kosova në drejtim të vendeve të tjera, ndërsa për në Kosovë do të ketë vetëm fluturime pa udhëtarë.

Gara ka njoftuar se përjashtim bëjnë fluturimet ushtarake dhe ato mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Më poshtë gjeni sqarimin më të detajuar të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës sa i përket fluturimeve nga dhe për ANP ‘Adem Jashari’ në mënyrë që më lehtë të kuptoni operimet e fluturimeve në aeroportin tonë:

Pas datës 16 Mars 2020 fluturimet mund të realizohen si vijon:

ARRITJE NE PRISHTINE – Pa udhëtarë
NISJE NGA PRISHTINA – Me udhëtarë

PRANDAJ – kontaktoni vetëm me kompani ajrore për të kuptuar MUNDESITE e tyre të realizimit të fluturimeve me udhëtarë vetëm në njërin drejtim (pra vetëm nga Prishtina).

P.S
Përjashtim bëjnë fluturimet ushtarake dhe ato mjekësore. /Gazeta Sinjali/