Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 23 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, kurse janë shënuar edhe 424 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga këto 23 viktima 4 prej tyre janë nga komuna e Vushtrrisë dhe 3 nga komuna e Prizrenit.
Kurse komuna e Malishevës, Gjilanit, Prishtinës dhe Suharekës kanë raportuar nga 2 viktima nga koronavirusi.
Kurse në Shtime, Rahovec, Pejë, Istog, Viti, Gjakovë, Mitrovicë dhe Drenas në 24 orëshin e fundit është regjistruar vetëm nga një humbje jete nga koronavirusi.