image Nga këto komuna janë 13 rastet e reja të konfirmuara me koronavirus

Kosovë

IKSHPK/ Nga këto komuna janë 13 rastet e reja të konfirmuara me koronavirus

news image

Janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, kështu duke bërë që numri të shkojë në 125.

Rastet e konfirmuara janë raste kontakti , 11 prej tyre me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, thuhet ndër të  tjera në njoftim.

Më tej, raportohet se janë shëruar edhe katër pacientë të tjerë, kështu duke bërë që numri i rasteve të shëruara të shkojë në 10./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2643056962488958?__xts__[0]=68.ARAtPJOpvbk9cUqgADUjaEs_72DW3XK4bHqxYTmE7BLRC76PFWPYxREk40B7CfLjYw21FWlBpggnfv-pNQSW_G1KFY9CDgMcLlEyLqwgcX-tNfKO96NSM46iQ0uOREUPsQ9_mxdZp5T4eEdPtMlmSUF1Tcnt5xnY_KOX3yXmZSq-k_OZk31n3ZOt51TYsl7p-mOYHQcC1VHw9MH0cl52khGQFRM5YjRJF7B5zIStYRYxCyrTD5gyimTnNs-yBnhxAIadtFSVvPWOhUA8QGw41sbGryK2OdORtQfxAVMXMsRBDqvEolmBvsKnL3JqpSwJkaKkdYa7xWKtJDMKXF5c5g&__tn__=-R