image Nga janari deri tani janë raportuar 1109 raste të dhunës në familje

Siguri

Nga janari deri tani janë raportuar 1109 raste të dhunës në familje

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vetëm nga muaji janar e deri më tani janë raportuar 1109 raste të dhunës në familje.

Haxhiu ka thënë se fatkeqësisht besohet se ky numër është më i madh, ngase shumë raste nuk raportohen.

Ajo ka shtuar se Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, që raste të tilla të mos neglizhohen.

“Vetëm prej janarit e deri tani raste të dhunës në familje të cilat janë raportuar janë 1109, pra vetëm brenda kësaj periudhe, por shqetësimi kryesor i imi lidhet me atë që ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen dhe duke pasur parasysh rëndësinë e raportimit, të rasteve të dhunës në familje, po ashtu dhe ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet e sigurisë por edhe drejtësisë për këto raste, Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe me gjykatat në mënyrë që rastet e tilla të mos neglizhohen”, ka thënë Haxhiu.

/GazetaSinjali/