Mijëra qytetarë rusë gjatë javëve të fundit kanë vendosur të largohen nga atdheu i tyre.
Krejt kjo për shkak të luftës kundër Ukrainës dhe thashethemeve për një ligj të planifikuar ushtarak në vend.
Rreth 25,000 qytetarë rusë u zhvendosën në Gjeorgji, ndërsa shumë të tjerë u larguan në Armeni, Turqi ose shtete nordike si Finlanda, shkruan Al Jazeera.
Një tjetër destinacion për disa ka qenë Uzbekistani.