Eksperti i komunikacionit, Faton Bunjaku, ka folur për tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari në orët e hershme të së martës ku një autobus u aksidentua dhe si pasojë mbetën të vdekur 46 persona.
Bunjaku thotë se në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, së pari ka ndodhur aksidenti e më pastaj ka marrë flakë.
“Autoritet e Bullgarisë kanë marrë të gjitha masat, sikur edhe po shihet. Në bazë të deklaratës që vërejta nga dëshmitari që arriti të mbijetojë, këtu flitet për një aksident ku fillimisht kishte ndodhur aksidenti e pastaj ka marrë flakë autobusi”, ka thënë ai.
“Vet fakti që autobusi është furnizuar me lëndë djegëse, me naftë, autobusi rezervarin e ka tek ana e djathtë e përparme. Edhe po shihet kjo pjesë e dëmtuar. Autobusi ka lëvizur në lëvizje të njëtrajtshme. Në bazë të asaj udhëtari nuk ka mundur të reagojë. Ka pëlcitur goma e pastaj vjen zjarri. Pyetja shtrohet se nga ka mundur të vijë zjarri. A mund të ndizen shkëndija të zjarrit nga kontakti i diskut të rrotës, bandashit që i themi, me pjesën metalike. Kur është deformuar autobusi, a është i izoluar rezervuari.
Prodhuesi nuk e qet me izolator. Kur ka qenë e deformuar aty ka pasur grimca të vogla të shpërndara të cilat kanë mundur të ndizen lehtësisht në kontakt. Pyetja tjetër që do të hetohet është se si ka mundur të ndodhë aksidenti. Rregulloret e parashohin qartë se sa kohë ka të drejtë një ngasës të vozisë dhe sa të pushojë. Nuk konsiderohet pushim ndërrimi me shofer por kur automjeti është i ndalur. Është vështirë të merret tahografi pasi ka djegie totale të autobusit. Nuk mund të dimë sa ka vozitur pa ndalur autobusi”, ka thënë ai në T7.