image Nga e mërkura detyroheni të dilni vetëm, nuk lejohen të qarkullojnë nga dy persona

Kosovë

Masa/ Nga e mërkura detyroheni të dilni vetëm, nuk lejohen të qarkullojnë nga dy persona

news image

Minstri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paraqitur masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë, masa këto të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill dhe vlejnë deri më 4 maj, shkruan Gazeta Sinjali.

Qarkullimi i personave fizik do të bëhet vetëm një herë në ditë, për një orë e gjysmë.

Për personat mbi moshën 16 vjecare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë.

Por gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përveç në dy raste.

‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përveç në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit”, ka thënë ministri Vitia.

Po ashtu, personave mbi moshën 65 vjeçare u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç në raste emergjente./GazetaSinjali/