Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim.
Datat:
23.09 – Nga mëngjesi vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje shiu.
24.09 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten reshje shiu, e orëve të pasdites vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
25.09-26.09 – Ditën e mërkurë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e enjte, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullimë.
27.09 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10C dhe 13C, e maksimalet nga 19C deri në 23C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.
Deri nga mesi i javës shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje./Gazeta Sinjali/