image Nga e hëna nis mësimi online nga klasa e parë deri në të nëntën

Kosovë

Arsim/ Nga e hëna nis mësimi online nga klasa e parë deri në të nëntën

news image

Nga dita e hënë do të fillojë mësimi në distancë nga klasa e parë deri në të nëntën.

Kështu ka njoftuar ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Transmetimi i mësimit online do të mundësohet nga televizioni publik RTK dhe materialet televizive do të jenë në uebfaqen e MASHT’it.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas kalendarit të bashkëlidhur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi”, ka shkruar Bajrami./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1581874788627963?__xts__[0]=68.ARAmnYYcX7LBuUBFX244BpT6EwSJm9EgPTXb1UFTryMP2Btx1LPJ-zhbmkUKaGmON9M1Z3kN0k6fUlQgTasR-PQJqpMz6gaAy_Rqm_dQViNYW98sGIg7P04vCLpVzCc3lj2Z7yDcci_qsc2o92jUTso-jqLOWV5tPzu4gQBa92rHI4r2-CzEPBAf7IzFTfejQcAR9-V_6RYnWHCRD5lNM7Lb5fqVXaAf8Q2vkxBkYV7adj169MZ1iMg1Pm7ztTDlXjoW8NYdwBsE7IPYDWZ7-0CYb-4_DT8OPsGcjnrYHwVyD7aNHM6FRFwF-UDE31G9s11dNkjTiX6mpmfoPkvVFQ7nkA&__tn__=-R