Nga dita e hënë do të fillojë mësimi në distancë nga klasa e parë deri në të nëntën.
Kështu ka njoftuar ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Transmetimi i mësimit online do të mundësohet nga televizioni publik RTK dhe materialet televizive do të jenë në uebfaqen e MASHT’it.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas kalendarit të bashkëlidhur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi”, ka shkruar Bajrami./GazetaSinjali/