image Nga e hëna, hyrja në restorantet e Zvicrës lejohet vetëm me certifikatë të Covid-it

Evropë

Nga e hëna, hyrja në restorantet e Zvicrës lejohet vetëm me certifikatë të Covid-it

news image

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe pacientave që po trajtohen në Spitale, Këshilli Federal ka vendosur për të vënë masa më të ashpëra antiCOVID.

Siç raportojnë mediat e huaja, nga dita e hënë pritet që personat që janë të vaksinuar, shëruar dhe ata që janë testuar të lejohen të hyjnë në shumë vende. 

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset javën e kaluar kishte shprehur hezitim për të zgjeruar detyrimin për certifikatën Covid edhe në bare, kinema ose pishina të mbyllura.

Berset ka dorëzuar kërkesën përkatëse në Këshillin Federal të martën në mëngjes dhe qeveria do të vendosë rreth saj të mërkurën. Rezistenca mund të pritet vetëm nga Këshilltarët Federalë të SVP Guy Parmelin dhe Ueli Maurer.

Nëse “fiton” Berset, nga e hëna secili që do të hyjë brenda restorantit duhet së pari të tregojë certifikatën Covid.

Kjo masë do të vlejë për koncertet, teatrot, kinematë, muzetë, qendrat e fitnesit, pishinat e mbyllura dhe aktivitetet për 30 ose më shumë persona.

Berset gjithashtu ka shtuar se kushdo që me qëllim dëshiron të ketë qasje në një restorant ose kinema me certifikatë të rreme ose të palëve të treta, duhet të paguajë një gjobë prej 100 frangash, raporton “NZZ” duke iu referuar burimeve në administratën federale.

Berset, duke ndërmarrë këtë veprim ka pasur parasysh numrat e rasteve dhe mungesat e stafit në njësitë e kujdesit intensiv në spitale, përcjell albinfo.ch. Zyrtarisht, shërbimi mjekësor i koordinuar aktualisht ka 863 shtretër të kujdesit intensiv.

Sipas shifrave të fundit nga e hëna, 206 prej tyre ishin akoma të lira, shkalla e zënies ishte 76.1 për qind. /GazetaSinjali/