Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit sezonal ka arritur në Kosovë dhe nga e hëna do të fillohet vaksinimi i qytetarëve.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.
Në anën tjetër, MSh ka kërkuar nga qytetarët që përveç vaksinimit kundër gripit sezonal të vaksinohet edhe kundër coronavirusit.