Komiteti për Imunizim në Maqedoni ka dhënë rekomandim se nga dita e hënë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe pacientët me sëmundje serioze do ta pranojnë dozën e tretë të vaksinë kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
“Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë në momentin kur do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se do të mund ta marrin dozën e tretë. Nuk ka nevojë të dilet jashtë për dozën e tretë të vaksinës. Japim rekomandime në bazë të përvojave të vendeve të tjera dhe institucioneve ndërkombëtare se cilët janë ata persona që do të duhet të vaksinohen”, tha Filipçe.
Ndryshe, deri tani janë dhënë gjithsej 1 milion e 482 mijë e 287 doza të vaksinës, ndërsa 703.878 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /GazetaSinjali/