image Nga bisedimet deri te shpërthimet, çka ndodhi në ditën e pestë të konfliktit Ukrainë- Rusi

Botë

Nga bisedimet deri te shpërthimet, çka ndodhi në ditën e pestë të konfliktit Ukrainë- Rusi

news image

E hëna ka qenë dita e pestë prej kur Ukraina u bë cak i pushtimit rus, shkruan Sinjali.

Në këto pesë ditë ushtria e Vladimir Putinit ka vrarë e plagosur qindra ukrainasë, ndonëse të gjitha shtetet i dolën kundër.

Këto janë ngjarjet kryesore të së hënës

  1. Një konvoj i madh është afër Kievit, rreth 17 milje i gjatë;
  2. Gjatë pasditës u dëgjuan shpërthime të mëdha në Kiev;
  3. Dhjetëra civilë u vranë nga sulmet ruse në Kharkiv;
  4. Negociatat mes Kievit dhe Moskës u mbajtën në Bjellorusi, të cilat kishin qëllim ndërprerjen e konfliktit;
  5. Rusia deklaroi se do të takohen brenda disa ditësh prapë me Ukrainën;
  6. Para takimit, Zelensky kërkoi që trupat ruse të ndalin armët dhe kërkoi anëtarësimin në BE;
  7. FIFA dhe UEFA i kanë suspenduar ekipet ruse nga të gjutha garat;
  8. OKB tha se më shumë se gjysmë milioni refugjatë janë larguar nga Ukraina;
  9. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilloi biseda telefonike me Putinin dhe Zelenskyn. Ai kërkoi armëpushim;
  10. Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi se kanë nisur hetimet për krimet e mundshme nga Rusia në Ukrainë;
  11. ShBA doli me sanksione ndaj 26 shtetasve rusë, që njihen për pushtetin e madh që kanë në duar;
  12. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, doli me një video mesazh, ku tha se bombardimet në Kharkiv ishin krim kufte.

/GazetaSinjali/