Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka publikuar 73 rastet e reja me koronavirus, 7 prej tyre janë nga Komuna e Lipjanit.
Për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, ka bërë të ditur se nga 7 rastet e reja, 4 prej tyr-e janë staf mjekësor.
“Prej rezultateve qe kemi marr, 4 nga ta janë staf mjekësor”, është përgjigjur Bytyqi.
Gjithashtu, drejtoresha e Shëndetësisë, Merita Bytyqi, ka konfirmuar se rastet e reja janë raste kontakti dhe se janë marrë masat.
“Ne kemi marrë masat dhe i kemi dërguar 12 punëtorë shëndetësorë në vetizolim, edhe 3 raste të tjera janë infektuar që e çojnë numrin në 7 dhe ato janë raste kontakti”, tha ajo.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, ka njoftuar IKSHPK./ Gazeta Sinjali/