Qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve me vulë apostile apo legalizuese, nga 25 tetori duhet të caktojnë terminin online. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Gazeta Sinjali.
MPJD-ja ka njoftuar se kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtarët e familjes apo personat e autorizuar dhe ka treguar procedurat përmes të cilave mund të bëhet aplikimi.
“Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/ Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal“, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Njëherësh MPJD ka bërë me dije se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen me vulë apostile e as legalizuese./Gazeta Sinjali/