Nga data 24 deri më 31 tetor, në territorin e Kosovës do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës njofton se fushata zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje te kafshët, andaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Kosovës.
Fushata, e cila mbështetet nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet me një procedurë moderne, e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra.
Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore. /Gazeta Sinjali/