image Emërohet drejtori i ri i Autoritetit të Aviacionin Civil

Politikë

Emërohet drejtori i ri i Autoritetit të Aviacionin Civil

news image

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashit, për emërimin e drejtorit të ri në Autoritetin e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës.

Drejtor i ri në këtë institucion u emërua Bujar Ejupi, me propozim të ministrit Abrashi.

Në këtë pozitë më parë ishte Eset Berisha, i cili u shkarkua nga Qeveria Hoti.

Ndërkaq, Berisha kishte dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj ish-kryeministrit Albin Kurtit./ Gazeta Sinjali/