Gjyqtarja e Gjykatës Speciale në Hagë, Mapi Feld Folia, ka thënë se në seancat e radhët në rastin e Salih Mustafës do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve të parë, raporton Gazeta Sinjali.
“Nga 20 deri më 28 shtator do të paraqiten dy dëshmitarët e parë. Me këtë rast do të doja të njoftoja palët se pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, paneli mund t’ia bëjë disa pyetje Mustafës”, është shprehur Foli.
“Mustafa natyrisht që do ta ketë të drejtën që të qëndrojë i heshtur”, tha ajo./Gazeta Sinjali/