Ylli Brazilian, Neymar Jr, ka kohë që është përfolur për një rikthim në Barcelonë, por si duket nuk e ka ndërmend të largohet nga kampionët e Francës këtë verë.
Neymar ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Paris Saint-Germain, me ambicien e tij për t’u kthyer në finalen e Champions League sa më shpejt të jetë e mundur.
PSG e bleu atë me një shumë rekord prej 222 milionë euro, për ta sjellë në Parc des Princes nga Barcelona në verën e 2017.