image PSG-Bayern Munchen dhe Milan-Totenham, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

PSG-Bayern Munchen dhe Milan-Totenham, publikohen formacionet zyrtare

news image

PSG-Bajern Munchen është një nga finalet e parakohshme të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve. Shorti ka vënë përballë dy skuadrat që pretendojnë për fitoren e turneut që në këtë fazë të tij, duke dhuruar një sfidë spektakolare.

Sfida e sotme nis me një surprizë, pasi lojtarë të cilët raportohej se ishin të dëmtuar nga radhët e parisienëve si Messi e Mbappe, në fakt janë të gatshëm të luajnë. Argjentinasi e nis si titullar, ndërsa francezi është në pankinë dhe pritet të japë kontributin në pjesën e dytë.

Kjo i jep të drejt Nagelsman, i cili e kishte paralajmëruar një gjë të tillë në konferencat për shtyp të ditëve të kaluara. Vetë trajneri i bavarezëve ka zgjedhur ish-in Çupo-Moting nga minuta e parë me treshen Coman-Musiala-Sane pas krahëve të tij.

FORMACIONET ZYRTARE TË PSG – BAYERN MUNCHEN:

sdsdsadsadsad

Ndërkohë, në Milano luhet përballja tjetër e Champions League, pikërisht ajo mes Milan dhe Tottenham, që është një nga përballjet më interesante të këtij turi në Ligën e Kampioneve. Kuqezinjtë përballen me londinezët të cilët drejtohen nga Antonio Conte, një njohës i mirë i futbollit italian.

Një sfidë ku trajneri Stefano Pioli ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë në rreshtim Rafael Leaos, pavarësisht formës jo optimale që ka shfaqur ai së fundmi. Portugezi do të luajë përkrah Giroud dhe Brahim Diaz në repartin e avancuar.

Ndërkohë, Tottenham përgjigjet me Harry Kane të mbështetur nga Son, Perisic dhe Kulusevski.

FORMACIONET ZYRTARE TË MILAN – TOTTENHAM:

sdsdsadsadsad 1

/GazetaSinjaliSporti/