image Newcastle gati të mposht Milanin për Botman, Romano jep përditësimet e fundit

Futboll

Newcastle gati të mposht Milanin për Botman, Romano jep përditësimet e fundit

news image

Newcastle dhe Milani po vazhdojnë ‘luftën’ për shërbimet e mbrojtësit holandez, Sven Botman.

Pavarësisht se është folur se mbrojtësi preferon kalimin te Milani, megjithatë duket se skuadra angleze ka marrë avantazhin.

Gazetari italian, Fabrizio Romano përmes një përditësimi të ri në Twitter ka deklaruar se Newcastle po kërkon të nënshkruajë me holandezin sa më shpejt të jetë e mundur dhe bisedimet po hyjnë në fazën kyçe.

“Newcastle po kërkon të nënshkruajë me Sven Botman sa më shpejt të jetë e mundur. Bisedimet po hyjnë në faza kyçe me Lille, AC Milan ende në garë, por NUFC tani po përparon.

Negociatat me Newcastle filluan janarin e kaluar, Botman është i hapur për këtë mundësi në Premier Ligë”, ka shkruar Romano.

/GazetaSinjaliSport/