image 'Newborn' pritet të ndërrojë lokacion, 15 mijë euro zhvendosja e tij

Kosovë

Monumenti/ ‘Newborn’ pritet të ndërrojë lokacion, 15 mijë euro zhvendosja e tij

news image

‘Newborn’ do të zhvendoset nga vendi aktual ku ka qëndruar për 11 vjet. Lokacioni i ri parashihet të jetë jo shumë larg të vjetrit.

Komuna e Prishtinës ka shpallur tender për zhvendosje, pasi po shihet si rrezik i mundshëm në vendin ku qëndron.

“Dihet se është vendosur në vendin e gabuar, përballë hyrjes së Pallatit të Rinisë”, ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Tutje Pacolli ka treguar se sa do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ky tender.

“Diku 15 mijë euro do të kushtojë shuma për zhvendosjen e Newborn-it”, ka thënë Pacolli për Klan Kosova. /Gazeta Sinjali/