image New York Times: Raporti i brendshëm kinez parashikon konfrontim të armatosur me SHBA

Botë

Tensione/ New York Times: Raporti i brendshëm kinez parashikon konfrontim të armatosur me SHBA

news image

Tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë të larta në këto ditë të pandemisë, pasi drejtuesit e lartë të SHBA, përfshirë presidentin Trump, e kanë akuzuar hapur Kinën se ka fshehur informacione për virusin në mënyrë të qëllimshme, madje SHBA dyshon se “virusi ka dalë nga një laborator“.

Nga ana tjetër, një tabloid nacionalist kinez, nën kontrollin e Partisë së Punës të Kinës ka hedhur poshtë pretendimet e administratës të Donald Trump se pandemia e koronavirusit e ka origjinën nga një laborator në Wuhan, duke bërë që tensionet në replika mes të dy shteteve të rritet nga dita në ditë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se kishte prova të mëdha se COVID-19 e kishte origjinën nga një laborator në Wuhan.

Duke iu përgjigjur komenteve të Pompeos, gazeta shtetërore e Kinës Global Times tha në një editorial të hënën se ish-drejtori i CIA-s kishte “habitur botën me akuza të pabaza”.

“Meqenëse Pompeo tha se origjina e koronavirusit qenka në një laborator në ëuhan, atëherë ai duhet të paraqesë prova se pikërisht në atë vend e ka origjinën Covid-19, e jo të bëjë akuza të kota për të mashtuar rruzullin”.

Më tej, në editorialin e gazetës kineze që mbron të njëjtat mendime si pushteti kinez, thuhet se “e vërteta është se Pompeo nuk ka asnjë lloj prove për ato që thotë”.

Shkencëtarët në mbarë botën kanë mohuar teoritë konspirative, duke deklaruar që Covid-19 nuk e ka origjinën nga laboratory e duke treguar studime që vërtetojnë se e ka origjinën nga kafshët.

Së fundmi, “New York Times” shkruan se ka siguruar një raport kinez që paralajmëron se Pekini mund të përballet me një valë armiqësie pas shpërthimit të koronavirusit që mund të çojë deri në konfrontim të armatosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raporti është hartuar nga Instituti i Kinës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkëkohore (CICIR), një qendër studimi e lidhur me Ministrinë e Sigurisë së Shtetit, organi më i lartë i inteligjencës i Kinës. /Gazeta Sinjali/