image New York Times e përzien Thaçin me Vuçiqin: Presidenti serb akuzohet për krime lufte

Politikë

New York Times e përzien Thaçin me Vuçiqin: Presidenti serb akuzohet për krime lufte

news image

Gazeta amerikane “New York Times” në Twitter ka njoftuar se takimi Kosovë-Serbi në Washington u anulua sepse “lideri serb akuzohet për krime lufte”.

Prestigjozja “New York Times” nuk e ka korrigjuar gabimin shpejt, ndonëse qindra lexues kishin reaguar, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke e përshkruar në Twitter artikullin në lidhje me anulimin e takimit midis në Washington, New York Times ka shkruar se anulimi ndodhi sepse “lideri i Serbisë akuzohet për krime lufte”, megjithëse në nëntitullin poshtë fotografisë shoqëruese thuhet se ai është presidenti i Kosovës”.

Njoftimi nxiti shumë komente, shumica e të cilave tërheqin vëmendjen për gabimin, por deklarata nuk u ndryshua as disa orë më vonë. /Gazeta Sinjali